Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti Donald Trump përmendi shkurt luftën në Ukrainë gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit, në Kongresin Amerikan.
Gjatë fjalimit të tij, Trump tha se i ka dhënë fund tetë luftërave që kur mori detyrën.
“Po punojmë shumë për t’i dhënë fund luftës së nëntë, vrasjeve dhe masakrave midis Rusisë dhe Ukrainës, ku vdesin 25,000 ushtarë çdo muaj. Mendoni për këtë, 25,000 ushtarë vdesin çdo muaj. Një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Trump në Kongresin Amerikan: Gjykata dha vendim zhgënjyes për tarifat doganore! Irani ka raketa të afta për të goditur Evropën, mund të arrijë dhe SHBA-në









