Shqipëria depozitoi sot pranë qeverisë së SHBA-së origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në SHBA, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky hap formalizon përfundimisht angazhimin e Shqipërisë në këtë iniciativë, pra në Bordin e Paqes për Gazën.

Sipas Ambasadës, depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.

1771962836_dokumnetiperpranimineshqipersienebordinepaqes.jpg

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në SHBA:

Sot, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe ndaj kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.