DURRËS- Një 54-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident në punë.

Lutfi Minçe, teksa po punonte në shtëpinë e tij për të vendosur një tende në një nga apartamentet në pallatet e lagjes nr.6 në Durrës, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga kati i tretë i godinës.

Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore, 54-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.