Vladimir Putin e ka provuar tashmë t’i ndaj përpjekjet e Marinës Mbretërore për të ndjekur flotën e tij, kështu ka detyruar “Dragon HMS” të shkojnë në jug nga Portsmouth.
Duke parë marrëdhëniet e tensionuara më Moskën, sekretari i mbrojtjes britanike e paralajmëroi Kremlinin se nëse Putin merr masa të tilla do të shihen si kërcënim për mbrojtjen e qytetarëve britanik.Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine.
Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udhëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përpgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo.
Media ruse ditë më parë kish cituar se një flotë ruse hyri në Mesdhe por këto masa u konsideruan nga Nato si të paprecedenta që nga fundi i luftës së ftohtë.
“ Rusët po zhvendosin të gjithë flotën në Mesdhe, nuk është një stërvitje normale, ne e dimë që brenda shumë pak javësh do të intensifikohen edhe sulmet ajrore në Aleppo, Rusia do të shpallë fitoren" u shpreh një burim për Reuters.
Londra është duke monitoruar së bashku me koalicionin e Natos se çfarë do të ndodhë këtë javë. Në fakt prej kohësh zyrtarë të shumtë rus paralajmërojnë për një luftë të mundshme botërore me perëndimin duke thënë shpesh herë se po marrin rezerva ushqimore dhe po trajnohen për rastet e sulmit.
Në Alepo po zhvillohet beteja finale, ku ka rreth 270 mijë civilë, 8000 rebelë, dhe 800 xhihadistë. Në këto muaj avionët rus dhe ata të ushtrisë së Bashar al Assad kanë bombarduar bazat e rebelëve duke shkaktuar shkatërrime kudo e duke prekur civilët. Ndërsa përplasja mes perëndimit dhe Rusisë çdo ditë e më shumë shtohet duke shtuar zërat për një luftë të tretë botërore.
[gallery]19206[/gallery]
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)