DURRES- Banorët e zonës së Ish-Kënetës, njohur dhe si “Durrësi i Ri”, të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike protestuan kundër qeverise dhe bashkise.

Protestuesit bllokuan për më shumë se 30 min aksin kryesor që lidhet me autostradën Durrës-Tiranë, duke krijuar trafik…

Për të lehtësuar lëvizjen, Rrugorja devioi trafikun në rrugë alternative.

Protesta u zhvillua te enjten ne mbremje, ndersa ata thane se i druhen permbytjeve me ardhjen e  stines se reshjeve, duke kujtuar se nuk është marrë asnjë masë pas përmbytjeve dimrin e shkuar.

Përveç kësaj, një pjesë e banorëve deklarojnë se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e mëparshme.

Kërkesat kryesore të banorëve te Durresit te Ri, përfshijnë investimet ne kolektore, kanalizime, asfaltimin e rrugëve, vendosjen e ndriçimit dhe trotuaret.