Një 54 vjeçar me banim në Lalar të Fierit është deklaruar i humbur nga familjarët. Sipas njoftimit të afërmve, i humburi quhet Nazmi Goxhaj. Ai ishte nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të mërkurën e 21 marsit, por nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Lalar të Fierit.
Pasi Nazmiu nuk ka ardhur në shtëpi, sikur pritej, familjarët janë interesuar pranë Agjencisë së Autobusëve, ku kanë mësuar se i afërmi i tyre ka kaluar piken kufitare me autobus në orën 15:25 të 21 marsit, ka ardhur deri në Fier.
Familjarët kanë njoftuar edhe policinë e cila ka nisur kërkimet. Familjarët kërkojnë bashkëpunimin e kujtdo që mund ta kenë parë diku apo mund të kenë informacion të vlefshëm për ta.
Kontakti i familjarëve për informacion: 0695612687