Po vinte nga Shqipëria, bllokohet makina me kanabis në Greqi, pranga shoferit

Po vinte nga Shqipëria, bllokohet makina me kanabis në Greqi, pranga shoferit

Sekuestrohet një tjetër sasi kanabisi në kufi me Greqinë. Sot janë bllokuar mbi 91 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.

Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 56 pako me 91 kg 200 gram marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan 170 euro dhe një celular.

Në pranga ra një grek 60-vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë. Në muajt e fundit janë bllokuar disa ngarkesa me kanabis që po trafikoheshin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë