Shëngjini do të jetë epiqendra e festimeve per mijëra të rinj nga e gjithë bota në këtë fillim qershori. Për të pestin vit radhazi do të mbahet festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elekttronike UNUM, i cili do të startojë me 6 qershor.
Përgatitjet janë drejt fundit dhe sipas përfaqësuesit të UNUM, Kushtrim Salihi, Lezha i ka përmbushur pritshmeritë dhe ky organizim nuk do të ndalet edhe vitet e ardhshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Të pranishëm në konferencë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thanë se të tilla aktivitete janë promotore të zhvillimit të turizmit.
“UNUM festival” i cili do të mbahet nga data 6 deri me 11 qershor është një aktivitet i rëndësishëm që tërheq drejt Shëngjinit mijëra adhurues të muzikës elektronike duke gjeneruar të ardhura për turizmin.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)