KAVAJE- Në prag të turizmit kanë vijuar të ngrihen si kërpudhat pas shiut dhe lokalet e plazhit pa leje buzë detit. Operacioni i fundit u ndërmor në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Katër persona nga Lushnja u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi,informoi sot policia e Durrësit.    

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e sipërmarrësit të punimeve, I cili është nga Shkodra.

U arrestuan punëtorët  F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D.  51 vjeç, Në kërkim shtetasi Persid Veseli, 41 vjeç, banues në Shkodër, sipërmarrësi i punimeve.    

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.  

Policia ka ndërmarrë operacion për ndalimin e ngritjes së lokaleve të plazhit pa leje në të gjithë vijën bregdetare.