Po zhvlerësohet monedha europiane! Euro pëson rënie drastike! Dollari amerikan ia kalon për herë të parë pas 20 vitesh

Po zhvlerësohet monedha europiane! Euro pëson rënie drastike! Dollari amerikan ia kalon për herë të parë pas 20 vitesh

Kartmonedha euro dhe dollar

Euro ka pësuar rënie drastike dhe pas 20 vitesh ka rënë më poshtë se dollari amerikan. Bazuar në kursin zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 117 lekë, ndërsa 1 dollar këmbehet me 117.86 lekë. Në katër javët e fundit, kursi midis euros dhe dollarit humbi 2,06 për qind, kurse gjatë 12 muajve të fundit, ra me 14,78 për qind.

Mesa duket, dollari po pëson rritje në tregun e këmbimit valutor vendas ndërsa monedha e përbashkët europiane ka arritur nivelin më të ulët historik ndërsa shënon vetëm rënie. Kjo do të sjellë çmim më të lartë për kompanitë dhe konsumatorët europianë që do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen.

Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji ka rritur shanset për recesion në zonën e euros. Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron. Dollari ka qenë gjithashtu i fortë muajt e fundit, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga banka qendrore amerikane dhe investitorët që kërkojnë strehën e sigurt të aktiveve të dollarit në kohë trazirash globale.

Përse po dobësohet euro

urizmi evidentohet si shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të monedhës evropiane, pasi ka shumë prurje për shkak të hyrjeve të larta turistike, ndërsa nga ana tjetër ka më pak kërkesë për valutë. Ndikim në uljen e kërkesës për euro po jep edhe ngadalësimi i tregtisë, që në 3 muajt e fundit ka shfaqur shenja ngadalësimi. 

Dobësimi i monedhës evropiane në raport me Lekun, në njërën anë ndihmon importuesit të cilët blejnë në euro dhe shesin në lekë, si dhe ata individë apo subjekte që kanë detyrime në euro dhe të ardhurat e tyre në lekë, dhe nga ana tjetër godet eksportuesit që blejnë me lekë e shesin me euro, të cilët për produktet që do të tregtojnë jashtë vendit do të fitojnë më pak si pasojë e këtij nënçmimi të monedhës evropiane.

Luhatjet e Euros janë të ndikuara ndjeshëm edhe nga lufta në Ukrainë, pasi edhe në tregjet ndërkombëtare vlera e saj është e paqëndrueshme, ndërsa nga ana tjetër janë fuqizuar pozitat e dollarit i cili në muajin korrik arriti të këmbehej me 117 lekë aq sa dhe Euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/08/2022 17:59

    Europa me kete politike pro Amerikane po i del vetes kunder gje qe do pasoje me krize te madhe ne muajt ne vijim nese nuk ndryshon drejtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja