Viti 2026 pritet të sjellë ndryshime, surpriza dhe mësime të rëndësishme për të gjitha shenjat e horoskopit. Me lëvizjet e reja planetare dhe ndikimet astrologjike që do të shoqërojnë këtë vit, disa shenja do të ndihen më të favorizuara në dashuri, karrierë dhe financa, ndërsa të tjera mund të përballen me sfida që do t’i ndihmojnë të rriten dhe të forcohen. Cilat do të jenë shenjat më me fat në 2026, dhe cilat do të duhet të tregojnë më shumë durim e këmbëngulje?
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report TV, astrologia dhe numerologia Liza Gjika, thotë se viti 2025 ende nuk ka përfunduar, astrologjia njeh 21 marsin si fillim viti.
“2026 në aspektin numerologjik është një numër i fortë. Data 1 Janar hyri në ditën e Jupiterit, i cili është planeti i fatit dhe i bollëkut. Ky vit nis me numrin 1, dhe do jetë një vit individual, por mos harroni, ndryshimet do fillojnë në Mars, atëherë kur hyn dhe viti i ri astrologjik”, shpjegoi Gjika, duke vijuar “Ne po drejtohemi drejt materies, kemi humbur dashamirësinë me njëri-tjetrin. Po bëhemi shumë vetjak. Ky vit do ketë disa viruse të reja me emra të rinj, ndaj duhet të jemi të përgatitur për t’i përballuar. Ne nuk kemi kulturë të kontrollohemi tek mjeku, duhet të nisim të krijojmë një kulturë që të jemi pranë mjekut, konsultohuni dhe njihni trupin tuaj”, tha Gjika, e cila gjithashtu sqaroi se ky vit do ketë gjëra të mira duke qenë se është viti i materies dhe vit individual. Do ketë mundësi të mëdha për të ecur dhe do të ketë shumë jetë sociale.
Dashi - Shenjat e zjarrit do jenë në qendër të këtij viti. Dashi do të rikthehet në terrene të vjetra ose do krijojë terrene të reja. Kemi datën 5 më të bukur për këtë shenjë.
Demi - Nga gabimet, por dhe nga zemërgjërësia që ka patur, ka mësuar shumë. Tani po reflektoni dhe do ecni përpara, por kujdes, jo me vrull. Demi duhet ta përjetojë dhimbjen që mos ta humbasë, si në anën sentimentale ashtu edhe në jetën ekonomike.
Binjakët - Do jenë shumë mirë Binjakët, sidomos ata që punojnë në media, personat që kanë numrin e lindjes 7, 3, 5, 11 janë numra të bukur. Sidomos 5 që është numër i harmonisë.
Gaforrja - Do jetë mirë për një periudhë shumë të gjatë kohe sepse ka planetin e bollëkut. Do ketë shumë oferta për tu ngritur në karrierë. Duhet ta mendoni mirë se një terren i ri do kohë për t’u përqendruar. E keni pak të vështirë të lëvizni, por jeni në një përiudhë të mirë, do bëheni me shtëpi, do keni njohje të reja, por edhe një lindje mund të ndodhë.
Luani - Ka Jupiterin këtë vit, ndaj do shkëlqejë nga të gjitha anët, sidomos në anën erotike, por do ketë edhe rritje ekonomike. Duhet të bëni kujdes kur ndërroni partnerët! Kujdes edhe me lojrat e fatit, sepse do keni bollëk, por mund të humbni aq shpejt sa fitoni. Luani do jetë qendra e zodiakut këtë vit.
Virgjëresha - Kjo shenjë fillon me vrull të mirë, me opsione dhe programe të reja. Keni oferta, surpriza, njohje të reja dhe udhëtime në anën profesionale ku do të keni shumë mundësi. Eshtë praktike si shenjë dhe duhet ta shfrytëzojë këtë meritë. Tani është koha t’i rrëmbesh të gjitha! Numri 9 është një numër i mirë për ju.
Peshorja - Do jeni shumë mirë me balancat dhe përqëndrimet tuaja, do keni stabilitet në këtë vit. Muaj i favorshëm për të nisur biznese është korriku, pastaj mund të shfrytëzoni edhe nëntorin.
Akrepi - Keni pasur dallgë të mëdha, por jeni në ngritje, megjithatë nuk keni shpëtuar ende nga dallgët, kanë ndodhur disa pabesi ndaj jush që nuk i duroni dot, por do ecni me një ritëm sipas mënyrës tuaj, pasi ju lëvizni në mënyrë të tërthortë. Nga marsi dhe më tej do jeni më të përgatitur.
Shigjetarët - Jeni mirë si gjithmonë, me nisma të reja dhe me guxim. Do keni disa udhëtime, sidomos në anën profesionale me eksperienca të reja dhe nisma të reja. Shumë të faviorizuara janë datat 3, 11, 9, ku do të keni avantazhe. Gjithashtu do keni njohje të reja e aventura.
Bricjapi - Ndiheni mirë, sepse jeni në periudhën tuaj. Nëse keni gjetur një punë të mirë, mos u bëni manjak dhe e ndryshoni, sepse mund të rrezikoni. Do keni ngritje në karrierë, në buxhet, bëjini vend vetes aty ku jeni, mos lëvizni se do gaboni! Mund të keni disa ngecje ligjore, por pa merak, do merrni zgjidhje në këtë vit.
Ujorët - Nuk ndiheni mirë në këtë periudhë, por do e merrni veten ngadalë. Do keni lëkundje në anën profesionale, edhe nga ana e shëndetit nuk jeni ndjerë mirë, keni pasur edhe disa konfkikte të vogla, por mos u shqetësoni do e merrni veten shumë shpejt. Jeni shenja e mençur e zodiakut, jeni në epokën tuaj! 2026 shënon fillimin e një epoke të re, ndaj fuqizohuni mirë mendërisht!
Peshqit - Keni pasur dhe kaluar disa faza jo fort të mira, shumë goditëse, por keni ditur për t’i rregulluar. Nëse do hiqni dorë nga ankesat, do i shihni gjërat më me guxim, do shihni në shumë këndvështime për të parë edhe veten se ku ndodheni. Ka shumë gjëra të bukura për t’u bërë, sesa të jeni peng i së shkuarës.
Komente












