Poçaria, një zanat mjaft i lashtë lulëzon ende në një punishte në Vlorë! Njihuni me Fasilin që punon mes pasionit dhe nevojës për të jetuar

Poçaria, një zanat mjaft i lashtë, lulëzën ende në një punishte në qytetin bregdetar të Vlorës. Pronar i kësaj punishteje modeste është Fasli Çangollari 60 vjeç, i cili çdo ditë zgjohet që në orën 3 të mëngjesit për ti dhënë formë enëve prej balete.

Zanatin e prodhimit dhe dekorimit të enëve të prej balte ai e mësoi rreth viteve 90 në shtetin fqinj Greqinë. Por problemet familjare e bënë atë që pasionin e tij ta fshihte në sirtar për një kohë mjaft të gjatë. Pas një pauze 15 vjeçare ai vendos që t’i rikthehet sërish profesionit të vjetër.

"Kam emigruar nga të parët në Greqi. Atje u njoha fillimisht me këtë punë. Nuk ika kurrë prej saj. Erdha në 96 dhe hapa një punë timën  këtu në Vlorë. Bëra një shkëputje të madhe dhe ju riktheva prap. Jam i vetëm në Vlorë. Numërohen me gishta. Nuk ka punuar njeri, përveç mjeshtrit të madh Zeqir Alizoti. Kush bënë këtshtu punimesh e ka të vjedhur ose të huazuar nga unë. "

Fasliu tregon se që nga rikthimi në këtë profesion, në total ai numëron mbi 200 punime të llojeve të ndryshme, por shitjet janë shumë të pakëta, pasi tregu i huaj sipas tij ka sfiduar punët artizanale të vendin tonë.  E vetmja gjë që e bën atë të punoje me dashuri dhe të mbaje gjallë këtë traditë mjaft të lashtë, është pasioni.

"Çfarë ekziston në Vlorë apo ën Shqipër, qeramikë apo porcelan sot vijnë nga Turqia apo nga Kina. Domethënë nuk bëhet fjalë që unë të punoj me motive shqipëtare. Une kam punuar për miqtë e mi. Është shumë shumë e vështirë në Vlorë për tu ushqyer, për të nsjerrë bukën. E kam pasion baltën. Çdo gjë që bëj me dorën time ndjej kënaqësi. Pavarsisht se gjendja lë shumë për të dëshiruar, sidomos në Vlorë sepse të nxjerrësh diçka të bukur dhe mos të  kesh ku ta japësh mos të kesh  një trreg, një mbështetje."

Çangollari i bën apel shtetit që ta ktheje vëmendjen nga artizanët si ai dhe punimet artizanale pasi dita ditës ata po veniten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja