Poezia e Fatos Arapit
promovohet në Poloni

TIRANE- Në Varshavë, Lidhja e Shkrimtarëve dhe PEN Club-i i Polonisë kanë organizuar përurimin e librit me poezi “Dajcie mi imie” (Më jepni një emër) të poetit dhe prozatorit tonë të mirënjohur Fatos Arapi. Poezitë janë përkthyer në polonisht nga Mazllum Saneja dhe Eva Śmietańska (botuar nga “Komograf”). Për veprën e Fatos Arapit folën kritiku dhe poeti i njohur polak Andrzej Zanievski, kritiku i njohur Marek Ëavrzkievicz, redaktorja e librit E.Śmietańska dhe përkthyesi i librit M. Saneja.

Kritiku letrar A. Zanievski ka zbërthyer gjenalogjinë e historisë së kulturës dhe të gjuhës shqipe në periudhat më të largëta të ndërlidhura ngushtë me lindjen e qytetërimit mesdhetar.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A