Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas deklaratës së pesë vendeve europiane, sipas së cilës, lideri i opozitës ruse u helmua me toksinë bretkosash.

Von der Leyen deklaroi se helmimi i Navalny është akt frikacak i presidentit Vladimir Putin.

Sipas saj, prej kohësh, Rusia ka vepruar si shtet terrorist.

“Pesë vende evropiane kanë deklaruan që Rusia helmoi Alexei Navalny. Ishte një akt frikacak nga një udhëheqës i frikësuar. Rusia ka vepruar prej kohësh si një shtet terrorist, duke u mbështetur në metoda terroriste, duke helmuar kundërshtarët politikë, duke heshtur gazetarët, duke pushtuar fqinjët paqësorë. Kjo është fytyra e vërtetë e Rusisë sot. Ne nderojmë kujtimin e Alexei Navalnyt dhe të gjithë atyre që Rusia e Putinit i ka heshtur me dhunë gjatë viteve.", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Pesë vende europiane fajësojnë Rusinë për vdekjen e Alexei Navalny: U helmua me toksinë bretkose! Moska: Është mashtrim