Pas këngës dedikuar një ditë më parë në kujtim të Sokol Olldashit, deputeti i PD, Astrit Patozi i ka kushtuar sot edhe një poezi.
Patozi ndan disa kujtime për Olldashin dhe ajo që kuptohet është se e ndjen shumë mungesën e kolegut të tij. Gjithashtu, vargjet e Patozit tingëllojnë edhe si një mesazh i koduar, kryesisht për zhvillimet e brendshme në PD dhe jo vetëm.
Ish-deputeti dhe ministri Sokol Olldashi u nda nga jeta tre vite më parë, pas një aksidenti rrugor në zonën e Krrabës.
Poezia e Patozit
DITA FILLON NË NËNTË E ÇEREK
(Sokol Olldashit)
Dita nis përditë
Në nëntë e një çerek
Me mungesën e filxhanit tënd përballë
Ok, nuk ke pse e porosit,
Por ti mund ta gjesh
Vijimin e vetes tek tjetri
Pushtuesit modernë
Po u gëzohen trofeve të reja
Prej metrash katrorë
Kurse barinjtë e kamur
Prijnë kope të klonuara
E vërtetë është që
Kujdesen për lulet e qentë
Dhe luten për njerëzimin
Por kasap mund të jesh
Edhe pa therur kurrë
Le ta marrim me shaka
Etjen për të fituar dashuri
Me adrenalinë kazinoje
Nëse do flasim seriozisht,
Mjaftojnë vetëm dy nota
Për të ndarë apo bashkuar botën
Vdekja është vetëm
Një minutë heshtje për jetën
Prej miliona vjetësh
Dhe dita nis përditë
Fiks në nëntë e çerek
Nga mungesa e filxhanit përballë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Patozi ndan disa kujtime për Olldashin dhe ajo që kuptohet është se e ndjen shumë mungesën e kolegut të tij. Gjithashtu, vargjet e Patozit tingëllojnë edhe si një mesazh i koduar, kryesisht për zhvillimet e brendshme në PD dhe jo vetëm.
Ish-deputeti dhe ministri Sokol Olldashi u nda nga jeta tre vite më parë, pas një aksidenti rrugor në zonën e Krrabës.
Poezia e Patozit
DITA FILLON NË NËNTË E ÇEREK
(Sokol Olldashit)
Dita nis përditë
Në nëntë e një çerek
Me mungesën e filxhanit tënd përballë
Ok, nuk ke pse e porosit,
Por ti mund ta gjesh
Vijimin e vetes tek tjetri
Pushtuesit modernë
Po u gëzohen trofeve të reja
Prej metrash katrorë
Kurse barinjtë e kamur
Prijnë kope të klonuara
E vërtetë është që
Kujdesen për lulet e qentë
Dhe luten për njerëzimin
Por kasap mund të jesh
Edhe pa therur kurrë
Le ta marrim me shaka
Etjen për të fituar dashuri
Me adrenalinë kazinoje
Nëse do flasim seriozisht,
Mjaftojnë vetëm dy nota
Për të ndarë apo bashkuar botën
Vdekja është vetëm
Një minutë heshtje për jetën
Prej miliona vjetësh
Dhe dita nis përditë
Fiks në nëntë e çerek
Nga mungesa e filxhanit përballë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com






