Ekipi I Francës që drejtohet nga Didier Deschamps ka publikuar sot listën me 23 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euroipianit kundër Moldavisë dhe Shqipërisë. Më 17 nëntor ‘gjelat’ do të jenë në Tiranë për t’u përballur me kuqezinjtë, të cilët kanë edhe ndeshjen inauguruese të stadiumit Arenë Kombëtare.

Ashtu si edhe ndeshjen e parë bien në sy mungesa të shumta të emrave big te kampionët e botës. Për shkak dëmtimi mungon Pogba, Hernandes dhe kapiteni Lloris, ndërsa jashtë ka mbetur edhe Dembele. Gjithsesi ndaj kuqezinjve për Deschamps do të jenë të disponueshëm mesfushori Kante dhe Mbappe, dy lojtarë që munguan në sfidën e parë.

Franca në këto dy ndeshje do të kërkojë të mbyllë llogaritë e kualifikimit dhe të kapë vendin e parë, ndërsa specifikisht trajneri Deschamps nuk është ndalur as te Moldavia dhe as te Shqipëria, por te ndeshja e 100 në krye të Francës që korespondon me përballjen ndaj kuqezinjve me 17 nëntor.

‘I mar gjërat ashtu siç më vijnë. E kam arritur si lojtarë dhe tani po e bëj si trajner, por nuk kanë të krahasuar. Gjithsesi mund të them se është më e komplikuar si trajner, pasi ne varemi nga lojtarët, janë ata që luajnë në fushë. Nëse mund ta përmbledh mund të them se jan I lumtur.”

Franca ndodhet e dyta në grupin H me 19 pikë, po aq sa Turqia, e cila është e favorizuar nga ndeshjet direkte.