Pogradec/ 23 vjeçarja në makinë me 14 kg drogë! Arrestohet bashkë me 2 shokët, njëri tenton të hidhet në liqen për t'i shpëtuar policisë

POGRADEC- Tre persona janë arrestuar, mes tyre dhe një vajzë pasi po transportonin 14 kg e 300 gr kanabis.

Burime zyrtare i thanë se në pranga kanë rënë Esmeralda Hidri 23-vjeç, Erando Çota 22 vjeç dhe Angjel Prifti 42 vjeç.

Ky i fundit, pasi policia i bëri thirrje për të ndalur, ka tentuar të largohet duke u hedhur në liqen, por dështoi në arratinë e tij. Makina drejtohej nga 23-vjeçarja.

Njoftimi i plotë i Policisë
Operacioni nga Strukturat e Hetimit të Krimit, Policia Kufitare, Komisariati Pogradec, Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve.

Transportonin drogë me mjet, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen. 

Sekuestrohet 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar "Lini", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

• A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").

• E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd. 

• E. H., 23 vjeçe, lindur në Librazhd e banuese në Durrës. 

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip "Ford", ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. 

Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve