POGRADEC - Gjendet i pajetë trupi i 27-vjeçarit nga fshati Cerrave i Pogradecit i cili rezultonte i zhdukur tre ditë më parë. Ngjarja e rëndë u regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë - Pogradec në vendin e quajtur Qafe Pllocë.
Sipas të dhënave nga blutë e Pogradecit, trupi i pajetë i 27-vjeçarit të zhdukur tre ditë më parë u gjet në kanal bashkë me motorin që ai udhëtonte në momentin e ngjarjes.
Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë gjetur trupin e pajetë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu. Po të njëjta burime thonë se viktima është Ervin Janusllari banues në Cerrave, babai i një vajze të mitur i cili punonte si kamarier në lokalin e fshatit Stropcke, 10 km larg vendit të ngjarjes.

(Në foto: Ervin Jonusllari)
Mësohet se, viktima tre ditë më parë kishte qëndruar në lokalin ku punonte deri në orët e para të mëngjesit me disa miqtë e tij dhe më pas është larguar drejt banesës.
Errësira por edhe përdorimi i pijeve alkoolike kanë bërë që 27-vjeçari të humbë kontrollim dhe të bjerë në kanal bashkë me motorin duke i shkaktuar vdekjen.

(Në foto: Vendi ku u gjet i pajetë 27-vjeçari nga Pogradeci)
Pasi kanë parë që djali i tyre nuk ishte kthyer në banesë familjarët e alarmuar kane bërë denoncim në polici ndërsa sot është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë. Nga burimet në vendngjarje mësohet gjithashtu se 27-vjeçari kishte marrë goditje të rënda ndërsa motori e kishte zënë poshtë trupin e tij. Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë ndërsa paraprakisht thuhet se ngjarja është aksidentale pasi në trupin e të ndjerit nuk janë shfaqur shenja dhune.
Redaksia Online
(a.h/f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com