POGRADEC - Një 38-vjeçar është vrarë duke u goditur me shkopinj dhe gurë dhe më pas është hedhur në kanal i pajetë, në fshatin Çerravë. Policia e Pogradecit thotë se ishte njoftuar në komisariat rreth orës 12: 30 minuta të ditës së sotme. Viktima është gjetur i mbuluar me mjete rrethanore.

 Nga veprimet e para hetimore dhe kqyrja e kufomës është bërë dhe identifikimi. Viktima është Erjon Ibi, 38 vjeç banues në Cerrave.

Sipas grupit hetimor viktima ishte vrarë 2(dy) ditë më parë. Policia ka arrestuar 19 vjeçarin Xhensil Lipo, banues në fshatin Leshnicë të Pogradecit si autor të krimit.

“Nga hetimet e deritanishme rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur pas nje konflikti per motive te dobta ne fshatin Cerrave, ku ne cilesine e proves materiale u sekuestruan dhe sendet (gurre, shkopinj) me te cilat autori realizoi vrasjen. “- bën të ditur policia e Korçës. Po kryhen veprimet e nevojshme procedurjale per dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

(sg/shqiptarja.com)