Pogradec/ 39 vjeçari kërcënon me thikë një 17 vjeçare, dy adoleshentë i bëjnë presion shokut në telefon

Pogradec/ 39 vjeçari kërcënon me thikë një 17 vjeçare, dy adoleshentë i bëjnë presion shokut në telefon

Foto ilustruese

Një 39 vjeçar në Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një 17 vjeçare.

“-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare", njofton policia.

Ndërsa dy 17 vjeçarë siç njofton policia, kanë kërcënuar përmes telefonit bashkëmoshatarin e tyre.

“Gjithashtu u referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale