Pogradec/ Makinat bëhen 'copash' në aksident, në gjendje të rëndë disa persona (FOTO+VIDEO)

POGRADEC- Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në unazë të qytetit, ku kanw mbetur të plagosur disa persona.

Sipas korespodentes së Report Tv, nga përplasja e fortë janë në gjendje të rëndë disa prej tyre.

Në vendngjarje ndodhen 2 ambulanca për të dhënë ndihmën e nevojshme, por gjendja e personave të dëmtuar nuk dihet akoma

Dyshohet se njëra nga makinat ka tentuar të parakalojë një triçikel, duke sjellë më pas humbjen e kontrollit dhe përplasjen me automjetin tjetër.

Makinat janë dëmtuar kryesisht në pjesën e përparme të tyre, ku përmes pamjeve të marra në vendngjarje njëra është tip Benz.

Rradhë të gjata makinash janë krijuar për shkak të aksidentit dhe policia ndodhet në vendngjarje për të krijuar lehtësi në qarkullim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit