Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka gjetur vdekjen nëri prej drejtuesve të mjeteve, 32 vjeçari Delor Latifllari. 32 vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërsa Enea Yzellari 27 vjeç drejtuesi i mjetit tip "Benz", i përfshirë në një aksident me 32 vjeçarin që ndërroi jetë është arrestuar nga policia.
Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim në afërsi të një pike karburanti. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, thotë policia.
Viktima Delor Latifllari dhe rruga ku ndodhi aksidenti
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:03
Ky është 32 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spital pas aksidentit të ndodhur në Pogradec
Ky është Delor Latifllari 32 vjeçari që ka ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Pogradecit. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.