Pogradec/ Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga dy të rinj

Pogradec/ Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga dy të rinj

Të rinjtë e arrestuar

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy të rinj Xhon Zeqollari 25 vjeç, banues në Pogradec dhe Kristi Hamza 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.

Dy të rinjtë  janë ndaluar në afersi të Stadiumit dhe gjatë kontrollit fizik ju gjend një sasi e dyshuar, lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje si dhe një shumë parash

Deklarata e Policisë :

Pogradec

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. Z., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, forcat e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve të mësipërm në afërsi të Stadiumit, ku gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite