Pogradec/ Arrestohet 29-vjeçari me bashkëpunëtorin, transportonin 18 emigrantë të paligjshëm kundrejt 100 € personi

POGRADEC- Dy persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Pogradec pasi po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së kundrejt shumës 100 euro për person.

Në operacionin policor “Perimetri” u arrestuan personat me iniciale  E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari është kapur në afërsi të fshatit Stropckë të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin furgon tip "Volksëagen", 18 emigrantët e paligjshëm duke bashkëpunuar me shtetasin A. P., në rolin e shoqëruesit.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë