POGRADEC- Një 46- vjeçar është arrestuar duke transportuar drru zjarri me kamion pa leje dhe pa faturën përkatëse.

Personi L.V. banues në Vërdovë të Pogradecit,  po transportonte 16m³ dru zjarri me kamionin tip “Benz”.

Sipas policisë, personi do të procedohet penalisht dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.