Duhej të ishte një tempull dije dhe kulture por biblioteka e qytetit të Pogradecit sot është një gërmadhë.
Edhe pse qyteti lidhet ngushte me historinë dhe figurat e njohura që kanë dhënë kontribut në letërsi, në këtë godinë vetmet shkrime janë ato të lagështirës nëpër mure.
Dikur biblioteka e qytetit ka qenë e pasuruar me libra një pjesë e të cilëve janë ende, por të dëmtuar nga pluhuri i viteve dhe harresa, ndërsa asnjëherë ajo nuk është pasuruar e rinovuar.
Sot në këtë biblioteke askush nuk shkon të kërkojë libra duke bërë që ajo të jetë totalisht jashtë funksionit
Pavarësisht se vazhdimisht ka pasur kërkesa për rikonstruksionin e kësaj biblioteke nuk është bërë asgjë, duke e lënë atë jashtë vëmendjes e në mëshirë të fatit.
Redaksia online
(F.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com