Një 68-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Zagorçan të Pogradecit, pasi, sipas policisë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, 68-vjeçari me inicialet A.M, ka qenë duke punuar me prizën e televizorit, kur ka rënë në kontakt me rrymën. Ai u dërgua menjëherë për në spital, ku dhe ndërroi jetë. 

Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 18.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi A.M, 68 vjeç, banues në fshatin Zagorçan.

Pas mbërritjes në Spital, ky shtetas ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com