POGRADEC-Një ditë pas krimit në familje, Bashkim Mekolli ka pranuar para grupit hetimor vrasjen e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe.
Ai është shprehur se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Blacë të Pogradecit duke tronditur opinionin publik.
Çifti kishte një fëmijë, i cili ndodhet në Itali, ndërsa sipas familjarëve kohët e fundit kishin pasur shumë debate.
Nexhet Mekolli, i ati i Bashkim Mekollit rrëfeu dje për Report Tv se djali i tij vuante prej 2-vitesh nga depresioni dhe për këtë shkak i ishte drejtuar spitalit për ta kuruar por sipas tij bluzat e bardha nuk e kanë mbajtur.
Ai rrëfen gjithashtu se viktima kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa të birin e kishte gjetur me sqepar dhe thikë në dorë brenda në dhomën e krimit.
Në pak kohë në vend janë regjistruar disa krime në familje. Ende nuk ka kaluar një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizit, ndërsa para dy ditësh në Shkodër xhaxhai vrau nipin pas sherrit për pronën.

Autori Bashkim Mekolli dhe viktima Demirke Mekolli
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com