Pogradec, dhunoi për pronat vëllain
dhe e bëri për spital, arrestohet

Policia e Pogradecit ka prangosur këtë të hënë 33-vjeçarin Mentor Biba pasi për shkaqe pronësie ka dhunuar për spital vëllain e tij L.B 46-vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e tij kur Mentor Biba ka fyer e më pas dhunuar të vëllain duke e goditur me sende të fortë në pjesën e kokës.

Ky i fundit është dërguar në spial dhe po merr ndihmën mjekësore ndërkohë që vëllai dhunues është shoqëruar në polici.

Policia:Ushtron dhunë fizike ndaj vëllait të tij, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Mentor Biba, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte, Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në banesën e tij, pas një konflikti për motive pronësie, me vëllain e tij shtetasin L.B, 46 vjeç, banues në Pogradec, e ka goditur këtë të fundit me sende të forta në kokë.
Shtetasi L.B, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt