POGRADEC- Si hero, me grushtin lart, Fierdeus Berberi 19-vjeç është dërguar në burg, pasi ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për dhunë ndaj policit, e ndërsa dy shokët N. K. 19 vjeç dhe K. T. 20 vjeç janë lënë të lirë.

Familjarë të Berberit, mes tyre edhe nëna me babanë janë përplasur me policinë, duke i ofenduar, goditur me shishe, madje në videon që Shqiptarja.com sjell dëgjohen teksa i thonë "mirë ua bërë plehrave. 19-vjeçar teksa hipën në furgonin e policisë, ka ngritur grushtin lart, i rrethuar nga familjarët që po e mbështesnin, madje në një moment i dolën përpara makinës për ta ndaluar, por janë larguar nga efektivët.

Nëna e Berberit tregon një tjetër version të ngjarjes, ndryshe nga sa ka thënë policia në njoftimin zyrtar. Ajo shprehet se djali me të rinjtë nuk po festonin në lokal, siç thotë policia, por në shtëpi; thika që flasin uniformat blu është ajo me të cilin është prerë torta, e ndërsa pretendon se ndaj saj dhe djalit është shtruar dhunë nga një polic civil, i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë dhe djali e ka goditur për vetëmbrojtje.

"Më kanë ardhur në shtëpi ma kanë marrë djalin pa të drejtë. kemi qenë në shtëpi brenda duke festuar, kemi qenë tre veta, na thirri policia, njëri ishte civil, është hapur dera dhe djali u ka thënë "ça kërkoni, nuk e dinim që po bënim zhurmë do qetësohemi". personi që ka qenë civil ka bërë foto, kur ka bërë foto i ka thënë djali "s'ke të drejtë të bësh foto në shtëpi, nuk është lokal, ajo është shtëpi". E kam shtyrë djalin për të shtyrë djalin dhe e kam çuar lart në shtëpi. Polici civil ka goditur djalin, jemi tërhequr dhe djali është vetëmbrojtur. Djali ka shenja, pse s'i është bërë ekspertiza, na kanë tërhequr zvarrë. S'kishin autorizim, thika ka qenë thika e tortë", thotë mes të tjerave nëna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Djali iu la në burg/ Nëna mes lotëve: Ma morën djalin pa të drejtë në shtëpi, polici më dhunoi mua dhe atë! Kam shenja (VIDEO)

Nëna e të riut, i cili u la sot në burg nga gjykata, mes lotëve ka deklaruar se e vërteta e ngjarjes është ndryshe nga ajo sa ka thënë policia. Ajo pranon se të rinjtë kanë qenë duke festuar dhe në momentin që ka ardhur policia, ato janë tërhequr pas duke thënë se nuk do të bëjnë zhurmë. Por në ato momente, sipas dëshmisë së nënës, një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi "festa" po zhvillohej në banesë dhe s'kishin asnjë autorizim. Nëna pretendon se është dhunuar nga policia dhe djali i është kundërpërgjigjur.

"Më kanë ardhur në shtëpi ma kanë marrë djalin pa të drejtë. kemi qenë në shtëpi brenda duke festuar, kemi qenë tre veta, na thirri policia, njëri ishte civil, është hapur dera dhe djali u ka thënë "ça kërkoni, nuk e dinim që po bënim zhurmë do qetësohemi". personi që ka qenë civil ka bërë foto, kur ka bërë foto i ka thënë djali "s'ke të drejtë të bësh foto në shtëpi, nuk është lokal, ajo është shtëpi". E kam shtyrë djalin për të shtyrë djalin dhe e kam çuar lart në shtëpi. Polici civil ka goditur djalin, jemi tërhequr dhe djali është vetëmbrojtur. Djali ka shenja, pse s'i është bërë ekspertiza, na kanë tërhequr zvarrë. S'kishin autorizim, thika ka qenë thika e tortë, dy të tjerët janë lënë në burg. Djali është 18-vjeç, po e kanë deklaruar 19-vjeç. Unë jam dhunuar nga civili. Uniformat blu kanë hyrë nga dera e parme, ai civili nga dera e pasme. Janë thyer xhamat, janë thyer dyert", tha nëna.

Ora 14:27
Gjykata e la në burg se dhunoi efektivin/ Familjarët e të riut në Pogradec: Mirë ia bërë plehrave...përplasen me policinë, i dalin përpara makinës (VIDEO)

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë për një nga të rinjtë e arrestuar, Firdeus Berberi i cili goditi efektivin e policisë. Dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut është shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu. Ka dhe nga ata që i thonë mirë ia bërë, i kanë qëlluar me shishe në drejtim të tyre, e ndërsa i riu teksa po hipte në furgonin  e policisë ka ngritur grushtin lart.

"Mirë ia bëre, o plehra", dëgjohet të thotë një nga familjarët drejtuar policëve.