Pogradec, e përplas makina teksa
lëvizte me biçikletë, vdes 14-vjeçari

Pogradec, e përplas makina teksa<br />lëvizte me biçikletë, vdes 14-vjeçari
TIRANE - Një 14-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë në anë të rrugës është përplasur nga një automjet. Edhe pse ndihma e parë qe e shpejtë, i mituri nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra duke humbur jetën në vend. Kjo është ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor, Pogradec-Tushemisht.

Griseld Kaçori 14-vjeç, banues në fshatin Tushemisht, ka humbur jetën në një mënyrë tragjike duke u goditur nga një mjet i tipit “Chrysler” që drejtohej nga 17-vjeçari Xhoi Buzo. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë kur ka përlasur 14-vjeçarin, i cili po udhëtonte me biçikletë në anë të rrugës.

Gjithashtu bëhet e ditur se mjeti i tipit “Chrysler” nuk ka pasur targa. Poseduesi i mjetit është shtetasi Artan Buzo, banues në qytetin e Pogradecit. Mësohet se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ishte i biri i tij 17-vjeçar, Xhoi Buzo. Menjëherë pas aksidentit, Buzo është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mjeti është braktisur në lagjen 1, tek tregu i qytetit.

Por pak orë pas ngjarjes, autori Xhoi Buzo, i cili po drejtonte makinën e të atit, Artan Buzo, ish-drejtori i spitalit rajonal të Korçës është vënë në prangat e policisë. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti fatal për të miturin Griseld Kaçori, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut