Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një makinë ka përplasur për vdekje një 45-vjeçare, e cila ishte këmbësore në rrugë.
Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasja A. J., e cila ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. B., dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip "Volkswagen" me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes