Pogradec/ E zë poshtë masivi shkëmbor, humb jetën në minierën e kromit 58-vjeçari (EMRI)

Pogradec/ E zë poshtë masivi shkëmbor, humb jetën në minierën e kromit 58-vjeçari (EMRI)

POGRADEC - Një minator ka humbur jetën sot në minierën e kromit në fshatin Pojskë të Pogradecit, pasi është zënë poshtë nga një masiv shkëmbor. Viktimë ka mbetur Vasfi Demo, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj. Mësohet se ai ka qenë duke nxjerrë krom në një prej galerive në momentin e incidentit. Ai është zënë poshtë nga rrëshqitja e materialeve shkëmbore dhe për rrjedhojë ka humbur jetën në vend. 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Kjo nuk është hera e parë që minierat e Pogradecit marrin jetë njerëzish, ndonëse jo në përmasat e galerive të Bulqizës. Por mjafton të kujtojmë tragjedinë e nëntorit të vitit 2013, kur në një minierë në fshatin Beragozhde në komunën Dardhas humbën jetën tre vëllezërit Edison Hamolli 23 vjeç, Nertil Hamolli 25 vjeç, Ledion Hamolli 24 vjeç, si dhe dy persona të tjerë kushërinj të tyre, Sazan dhe Arjan Hamolli 29 vjeç. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë