Dy banesa në fshatin Leshnicë janë përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë shkrumbuar plotësisht. Nga kjo ngjarje, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Zjarri ka rënë në banesat e V.P, 61 vjeç dhe H.P, 57 vjeç, ndërsa shkak për këtë medohet të jëtë një shkëndijë elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë së Pogradecit në lidhje me zjarrin e rënë në banesa:

Më datë 01.11.2017, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve V.P, 61 vjeç dhe H.P, 57 vjeç, ku për pasojë këto të fundit janë djegur plotësisht.Dëme në njerëz nuk ka patur.Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com