POGRADEC- Gjendet sot në bodrumin e një pallati kufoma e një personi në qytetin e Pogradecit.
Sipas të dhënave nga policia e qarkut të Korçës, në bodrumin e një pallati në lagjen “1 Maji” u gjet trupi i viktimës, në të cilin u gjetën edhe plagë, i përket shtetasit Festim Gorka 40 vjec.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja mund të ketë qenë aksidentale, por nuk përjashtohet edhe pista e një vrasjeje të mundshme.
Policia njoftoi se viktima Festim Gorka jetonte i vetëm në banesë, ishte i divorcuar dhe ishte babai i një vajze 14 vjeçare, ndërsa njihej edhe si një person që konsumonte shumë alkool.
Mësohet se trupi është gjetur nga administratori i pallatit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësja ngjarje.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com