Një 34- vjeçar ka humbur jetën pasi ka përfunduar me automjetin e tij jashtë aksit nacional Pogradec- Korçë. Mësohet nga Policia se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrëmenj, në dalje të qytetit të Pogradecit dhe viktima është Margilen Topi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në mesnatë kur Topi ishte duke drejtuar automjetin e tij tip 'Benz' ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Komento