POGRADEC - Një 60 vjeçar në qytetin e Pogradecit ka humbur jetën, pasi ka ndërhyrë për të shuar zënkat mes të birit dhe nuses, por e ka “tradhtuar” zemra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Slatinë të Pogradecit, ku viktimë ka mbetur 60-vjeçari Selami Leka.
 
Fillimisht ngjarja u raportua për krim brenda familjes, ku i moshuari ishte vrarë me armë zjarri nga djali i tij Saliu, 36-vjeçar.

Por ka qenë policia e Pogradecit e cila me të mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe verifikimit të trupit të viktimës hodhi poshtë versionin e vrasjes.
 
Në deklaratën e policisë theksohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë, prandaj sipas policisë, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)