POGRADEC- 22- vjeçari Endri Guçe i cili u plagos ditën e premte si pasojë e një shpërthimi të një granatë të vjetër ka humbur jetën mbrëmjën e sotme.

I riu u transportua në gjendje të rëndë një ditë më parë në Spitalin e Traumës, ku dhe ndërroi jetë disa orë më parë.

Guçe së bashku me dajën e tij, po rregullonin tubacionet e ujësjellësit, ku një granatë e vjetër pranë avllisë së shtëpisë ka shpërthyer duke i lënë të dy të plagosur.  

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)