POGRADEC - Policia e Pogradecit arrestoi sot një 36-vjeçar, pasi kanosi me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja u shënua në fshatin Udenisht të Pogradecit, në banesën e prindërve të 28 vjeçares B.Karoli, e cila u kanos me armë të ftohtë nga i shoqi i saj, Olsi Karoli.
Sipas të dhënave nga policia, çifti ishte në prag divorci dhe kanë pasur konflikte të vazhdueshme, pasi 36-vjeçari ishte konsumues i pijeve alkoolike dhe frekuentonte sistematikisht lojërat e fatit.
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale të “Kanosjes”.
(Su.Fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com