Një aksion i policisë së Pogradecit po zhvillohet aktualisht në zonën e lokaleve pranë ish-vilave. Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person që kishte një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e nevojshme dhe pritet të arrestohet.
Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar, ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit. Policia vijon ende aksionin.
Komente










