POGRADEC - Një 25-vjeçar nga Pogradeci ka shkaktuar panik tek qytetarët pasi orët e para të mëngjesit të sotëm lëvizte i armatosur në mes të qytetit.

Maksim Beci i veshur me një pardesy të gjatë fshihte poshtë saj një arme zjarri tip pushke 20 model 56, ndërsa ende nuk dihet qëllimi i lëvizjes tij i armatosur.

Kane qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast. Pas disa minutash policia ka mundur të neutralizojnë të riun dhe të finalizojnë arrestimin e tij. 

Maksim Beci njihet si një njeri problematik në këtë qytet, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një armë zjarri tip kallashnikov.

A1 Report sjell edhe foto nga armët e sekuestruara

arme
arme