Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshtatit Volorekë, ku makina tip “Audi” me targë AA385GE, e cila drejtohej nga 29-vjeçari Mikel Kolvani, ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
 
Si pasojë e aksidentit është plagosur Ermal Besho, 29 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në makinë.
 
I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për evidentimin e plotë të ngjarjes.