Bashkia Pogradec kanë njoftuar se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, për ata që vijnë nga Qafë Thana drejt qytetit, është mbyllur përkohësisht për qarkullim si pasojë e rrezikut nga rënia e gurëve. Sipas njoftimit, reshjet e fundit kanë dëmtuar një pjesë të skarpatës, duke krijuar rrezik të shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Kufizimi i qarkullimit vlen vetëm për hyrjen e Unazës.
Ekipet e punonjësve ndodhen në terren dhe do të vijojnë edhe nesër punimet për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Hapja e këtij segmenti do të bëhet e ditur sapo të përfundojnë ndërhyrjet dhe të garantohet siguria për qarkullimin.
Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve mirëkuptim dhe respektimin e sinjalistikës në zonë.
Komente











