POGRADEC- LSI-ka ka prezantuar sot në Pogradec, kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit. I pranishëm në takim edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Kryetari i LSI tha: “Në këtë pallat Sporti, pogradecët mbështesnin Mimoza Gushon dhe shoqet e saj, kampione dhe ju kërkoj që t’i jepni përkrahjen më të madhe asaj, sepse vajzat, gratë, nënat e Pogradecit e meritojnë të përfaqësohen nga një zonjë kaq dinjitoze si Mimoza Gusho.
Një angazhim kaq të veçantë kam edhe për intelektualin e shquar, që ka dhënë kontribute të çmuara për komunitetin tuaj, Sokol Vakos.
Zgjedhja e Mimoza Gushos për deputete nuk është rastësi. Në listën tonë të qarkut të Korçës ne kemi përfaqësimin e merituar të grave dhe vajzave të këtij qarku, siç LSI-ja ka qënë edhe është model për politikat e saj të avancuara për barazinë gjinore në të gjithë vendin.
Vendi ka nevojë për një parlament të ri, që heton veshin, por nuk ua vë veshin halleve të njerëzve. Ne jemi të bindur se shqiptarët, ndërmjet dy korsive nuk do zgjedhin korsinë e sukseseve imagjinare, por atë të LSI-së dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane, që do t’u japë zgjidhje problemeve tuaja.
Ju keni dëgjuar për mijëra km asfal që janë bërë në tërë Shqipërinë, por mjaft të shkosh në Trebinjë për të parë se gjendja e rrugëve është më e keqe se 20 vjet më parë. Ndaj le t’i lemë sukseset imagjinare.
Fermat pa lopë që u bënë me 100 lopë na kujtojnë kongreset e partisë, kur ju e shihni se afër keni Maqedoninë, një vend më të vogël se Shqipëria, që ka më shumë përparësi dhe mbështetje në bujqësi. Ndaj,ne do t’i japim më shumë mbështetje bujqësisë përmes promovimit të saj.
Sot fshati është lënë në harresë dhe buxheti i granteve i bie më pas 15 USD. Ky është standarti i kujdesit që tregon qeveria. Ne synojmë shumëfishimin e granteve dhe rritjen e subvencioneve.
Pogradeci i Lasgushit meriton një turizëm elitar, por qeveria s’ka asnjë politikë për ta kthyeratë në industry fitimprursë, sepse turistët janë vetëm një statistikë për qeverinë.
Ne jemi të angazhuar për një politikë stimuluese ku të përfshihet edhe ulja 10% e tvsh-së për turizmin, jemi për një rol shumë aktiv të qeverisë për të ndërmjetësuar me bankat që të investojnë në këtë sektor.
Do t’u japim përparësi parqeve industriale, ku bizneset përjashtohen nga taksat në 5 vitet e para të punës. Ne dimë që Pogradeci ka probleme të jashtëzakonshme. Janë rreth 1000 familje minatorësh që jetojnë në vështirësi të mëdha dhe ne solidarizohemi me to për t’I trajtuar me përgjegjshmëri kërkesat e tyre të drejta. Decentralizimi i shërbimeve këtu mbetet i rëndësishëm, sepse për një vulë ju duhet të shkoni deri në Korçë.
Mokra ka qënë e kuqe, se ka qënë me LANÇ dhe ka luftuar me partizanët, por do mbetet e kuqe sepse në 23 Qershor do të votojë LSI-në. E kuqja do të fitojë jo sepse është në flamurin e LSI-së, por sepse është në flamurin tonë kombëtar, - tha Meta.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com