POGRADEC - Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugorë Korcë-Pogradec.

Në fshatin Zervaske në afërsi të Pogradeci, motori i drejtuar nga Bledar Dushku është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë. Si pasojë Bledar Dushku ka ndruar jetë menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Pogradecit.

Sipas të dhënave 27 -vjeçari udhëtonte pa skafandër në këtë aks rrugor.

Mjeti i tonazhit të rëndë, i drejtuar nga shtetasi me inicialet P.H, banues në Pogradec mësohet se ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore për në një rrugë dytësore në momentin kur motori i drejtuar nga Bledar Dushku është përplasur pas tij.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa motori ka hyrë në pjesën e poshtme të Kamionit. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)