Poliklinika e specialiteteve në qytetin e Pogradecit prej vitesh vuan mungesën e investimeve ka sjellë degradimin e saj.
Muret brenda ndërtesës janë pushtuar nga copëza suvaje, të cilat shkëputen nga tavani si pasojë e lagështisë që depërton në brendësi të godinës.
Përballë kësaj situate dhjetra qytetarë, të cilët shkojnë të marin shërbimin e duhur mjekësor, ndihen të rrezikuar nga rënia e suvasë, ndërsa njëkohësisht situata shihet problematike edhe nga personeli i poliklinikës.
Sipas shefit të shërbimit, Erjon Thëngjilli, gjendja e mjerueshme në poliklinikën e qytetit liqenor ekziston prej vitesh, ndërsa shpresohet se ky ankth pritet të marrë fund pasi është dërguar një kërkesë pranë ministrisë përkatëse, e cila pritet të miratojë fondin prej 2.5 milion lekësh të reja për rikonstruksionin e godinës.

"Ne kemi paraqitur një projekt bashkë me preventivin përkatës dhe e kemi paraqitur pranë Ministrisë së Shëndetësisë për miratim, sigurisht presim që brenda vitit që vjen të bëhet çelja e fondeve. Besojmë që me këtë investim të kemi infrastrukturë bashkohore për qëllime për të cilat ne jemi në shërbim të popullit,”- Erjon Thëngjilli.

Nga ana tjetër përveç mungesës së investimeve në infrastrukturë, shqetësuese në këtë poliklinikë mbetet edhe mungesa e ngrohjes çka e bën më të vështirë situatën në stinën e dimrit.
/Shqiptarja.com

VIDEO