Pogradec, Muzeu pa hapësira,nga
1500 objekte në vitrina vetëm 400

Pogradec, Muzeu pa hapësira,nga<br />1500 objekte në vitrina vetëm 400<br>
Muzeu i Pogradecit, prej vitesh vuan mungesën e hapësirave për ekspozimin e objekteve që ajo ka në inventor. Objekte të shumta të cilat ka ky muze detyrohen të qëndrojnë të grumbulluara në një pjesë të caktuar pasi hapsirat e vogla që ka muzeu historik dhe etnografik i Pogradecit lejon të ekspozohen vetëm 40 % e objekteve muzeale. 

Një problematik e madhe mbetët edhe mungesa e vitrinave për ekspoze pasi ato aktualet janë të hapura dhe shumë nga objektet që janë të ekspozuara edhe mund të dëmtohen.

Ky është një muze me karakter arkeologjik etnologjik dhe historik. Ne kemi objekte që fillojnë deri në 16 vite përpara lindjes së krishtit, kur janë edhe gjurmët e para të njerëzimit në territorin e Pogradecit, deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Pjesën më të madhe të ekspozitës e zë fusha e arkeologjisë ku kemi 80% të fondeve të muzeut”, tha Frosela Tole, përgjegjëse e Muzeut

Magazinimi dhe vendosja në formë jo të rregullt është një tjetër rrezik për objektet të cilat datojnë 6 mijë vjet para lindjes së krishtit.

“Frosela Tole, përgjegjëse e Muzeut është vetëm 40% e fondit e prezantuar për shkak të mungesës së hapësirës. Ne nuk kemi një mënyrë të duhur rikompozimi për shkak të mungesë së vitrinave. Na mungojnë vitrinat që janë aspekti kryesorë i ekspozimit të objekteve. Në qoftë se do të pajisemi me vitrina të reja do kemi mundësi jo vetëm të ekspozojmë më shumë objekte, por mbi të gjitha do të kmei mundësinë që këto objekte të kenë siguri sepse aktualisht janë të hapura mund të dëmtohen nga njerëz që kanë kuriozitet të madh, por nuk dinë si ti trajtojnë objektet.”, u shpreh Tole.

Edhe pse çdo ditë e më shumë ka interesim për të vizituar muzeun, mungesa e vendit i le me duarlidhur punonjësit e këtij institucioni.

Për kapacitetin që ka muzeu i Pogradecit frekuentimi është i kënaqshëm. Kemi një fluks të madh vizitorësh veçanërisht në dimër, ku nuk kanë munguar edhe të huajit”, tha Tole.

Muzeu i Pogradecit ka një fond prej 1500 objektesh, ndërkohë që vetëm 400 prej tyre janë të ekspozuara. Pjesa tjetër është e magazinuar. Vizitorët janë të shumtë në muzeun e Pogradecit, por në qoftë se do të kishte më shumë ekspoze numri i tyre mund të rritet ndjeshëm.
 

[gallery]24562[/gallery]
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim