POGRADEC- Prokuroria e Pogradecit çon për gjykim 4 zyrtarë të bashkisë së qytetit për “shpërdorim detyre” me ndërtimet pa leje.

Pas hetimeve ka rezuluar se katër zyrtarët i kanë ofruar KRRT-së ndërtimin e një objekti në kundërshtim me ligjin.

Sipas Prokurorisë së Pogradecit katër zyrtarët e akuzuar për shpërdorim detyre janë Paskalino Ziko, drejtor Urbanistik; Erjon Vesho, drejtor Juridik; Eniel Marjani, sekretar Teknik KRRT dhe Orjeta Mato, specialiste mjedisi.
 
Këta zyrtarë të bashkisë së Pogradecit kanë hartuar dhe ofruar për miratim në KRRT Pogradec, në kundërshtim me ligjin, projektin për ndërtimin e një piste me sipërfaqe 1200 m2 brenda në liqen, në favor të një subjekti privat hotel.
 
Hetimi i Prokurorisë i cili ka nisur në janar 2013, është i bazuar në kallëzimin e KLSH, ndërkohë që bëhet me dije se po vijohet me hetime më të thelluara për zyrtarë të tjerë, të referuar në materialin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)