Pogradec, nis gjyqi për vrasjen
e Fatjona Sulës, nënë e 2 fëmijëve

Pogradec, nis gjyqi për vrasjen<br />e Fatjona Sulës, nënë e 2 fëmijëve
POGRADEC – Pas dy shtyrjesh të seancave në gjykatën e Pogradecit dje ka filluar në orën 10 e 30 minuta gjyqi ndaj 35 vjecarit Çelnik Maliqi autor i vrasjes makabre të 24 vjeçares Fatjona Sula, nëna e dy fëmijve të vegjël, nga Orenja e Librazhdit, e cila gjeti vdekjen nga masakrimi me gurë poshtë një ure, pranë ish- repartit ushtarak të Qafë Thanës, ngjarje e ndodhur me datën 16 shator të vitit 2012.

Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtarja Entela Temo dhe dy anëtarët, Niko Rrapi dhe Dhimitër Pojanakut, ndërkohë që prokurore e kësaj çështje ka qënë Dorjana Bejko, ndërsa palën palën e të pandehurit e përfaqësonet avokatja Donika Alickolli. Pas fjalës së prokurores, avokatja ka kërkuar në emër të klientit të saj në bazë ligjit përkatës gjykim të shkurtuar, pasi ngjaria është krejt e zbardhur deri në të gjitha detajet.
 
NGJARJA
 
Në orën 24 të mbrëmjes së datës 16 shator policia zyrtarisht bëri të ditur se viktima e vrarë mizorisht është Fatjola Sula, 24 vjeç, nënë e 2 fëmijëve nga fshati Orenja i Librazhdit. Sipas grupit të hetimit viktima, Fatjola Sula ka qenë e martuar në fshatin Xhyrë, komuna Hotolisht të Librazhdit me shtetasin 30 vjeçar Safet Fatja, me të cilin është divorcuar para tre vjetësh. Burri i saj pas divorcit është larguar në drejtim të Kosovës ku rezulton i martuar me një shtetase kosovare dhe jeton dhe punon në Kosovë.

Ndërkohë Fatjona është kthyer në shtëpinë e prindërve, në komunën Orenjë, ndërsa punonte në një lokal në katin e parë të një pallati në krahun e djathtë buzë rrugës nacionale në qytetin e Përrenjasit.

Identifikimi i kufomës është bërë nga 20 vjeçarja Suela Misliu nga Velçani i Mokrës në Pogradec, e cila gjatë ditëve të javës jetonte së bashku me viktimën dhe një herë në javë shkonte tek dy fëmijët e saj të vegjël që ja mbanin prindrit e saj invalidë. Me cilësinë e dëshmitares ajo ka dhënë dëshmitë e saja rreth ngjaries.
 
EKSPERTIZA
 
Sipas raportit zyrtar të ekspertizës thuhet se vdekja e 24 vjeçares ka ardhur si rezultat I goditjeve të forta me gurë në kokë, duke i shkaktuar viktimës hematoma të shumta në tru. Në trupin e saj ishin katër tatuazhe, që ndihmuan menjëherë në identifikimin e gruas së vrarë. Një tatuazh në formën e një ylli në gjoksin e majtë, një flutur në supin e majtë, dy shkronja kineze në krahun e djathtë dhe një shqiponjë me krahët e hapur në fundin e shpinës.

Autori i krimit Çelnik Maliqi nga fshati Rrajcë e Librazhdit ka pranuar se ka vrarë Fatjona Sulën ditën e mërkurë 16 shator 2012. Sipas autorit të krimit, viktima deri tek vendngjaria është çuar me një makinë tip Golf, por pas aktit seksual që kanë kryer poshtë urës, Fatjona i ka kërkuar atij 50 mijë lekë të vjetra pasi duhet të ushqejë fëmijët.

Çelniku nuk ka pranuar t`i japë lekë asaj duke i thënë se unë të dhashë drekë në lokalet buzë liqenit në Pogradec dhe i prisha të gjitha lekët pas teje. Por ajo ka vazhduar të këmbëngulë dhe nën efektin e pijeve të konsumuara. Pas kësaj Çelniku ka marrë një gur dhe e ka qëlluar në anën e djathtë të ballit, sipër syrit, e më pas kavazhduar ta godasë deri sa i ka shkaktuar vdekjen.

Më pas e ka tërhequr kufomën zvarrë, duke e hedhur në një kanal anësor poshtë urës së re, tek ish reparti ushatrak i Qafën e Thanës. Ai ka pohuar se e ka hedhur viktimën në një kanal, gati të zhveshur, vetëm me sutjena dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij. Por çuditërisht makina nuk i është ndezur.

Ka komunikuar me një djalë nga Stravaji, i cili ka ardhur dhe ka tërhequr makinën e Çelnikut deri në fshatin e tij. Ka mbyllur makinën dhe menjëherë është larë dhe është ndërruar dhe ka tentuar të fshehë edhe gjurmët e gjakut nga rrobat e tij duke i larë ato. Megjithatë policia ka mundur të gjejë gjurmë të viktimës në këto rroba.

Nga policia, duke marrë parasysh edhe dëshmitë e vetë autorit, është zbardhur çdo detaj i këtij krimi makabër që tronditi krejt banorët e zonës për vetë mënyrën e vrasjes së nënës së re. Ndoshta ka qenë kjo ndjesi, që Çelnik Maliqi ka qenë i braktisur në sallën e gjyqit, pasi asnjë nga familjarët nuk ka qenë i pranishëm.

Vetëm një oficer i burgut të Korçës me mbiemrin Gora, “është sjellë mirë” me të pandehurin. Ai nuk ka lejuar t’i bëhen foto me një arsyetim të thjeshtë: Nuk dua unë dhe pikë. Seanca e rradhës është në datën 10 qershor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim