Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Piskupat të Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe banesën tjetër ngjitur.
Paraprakisht, shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia, ndërsa fatmirësisht, brenda ndërtesës nuk kishte persona në momentin e rënies së zjarrit.
Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.